World Soccer: Ky është formacioni i vitit (FOTO)

Sergio Ramos, Marcelo dhe Cristiano Ronaldo, përfaqësojnë Real Madridin në formacionin e vitit të zbuluar nga ‘World Soccer’.

Sport

23/06/2017 16:24

Revista prestigjioze ‘World Soccer’, ka zbuluar formacionin ideal të vitit, të përzgjedhur nga gazetarët e sportit të media grupit evropian.

Këtë formacion e dominon Real Madridi, skuadra fituese e Ligës së Kampionëve me tre futbollistë, njëjtë futbollistë ka edhe Juventusi.

Dy futbollistë në këtë formacion i takojnë Chelsea, dhe me nga vetëm një futbollist përfaqësohen Barcelona dhe Bayern Munich.

Është Lionel Messi, futbollisti i vetëm i Barcelonës që ka zënë vend në formacionin e vitit të ‘World Soccer’./Lajmi.net/