Xhandarmëria serbe në Karaqevë, takim i rregullt me KFOR-in

Policia e Kosovës thotë se KFOR-i dhe Xhandarmëria serbe kanë zhvilluar takim të rregullt. Zëdhënësi i policisë Baki Kelani ka thënë se, nuk ka pasur ndonjë ndërhyrje ilegale në fshatin Karaqevë e Poshtme të Kamenicës. 

Lajme

10/05/2014 18:05

Forcat speciale paraushtarake të Serbisë, sipas policisë së Kosovës, nuk kanë hyrë ilegalisht në brendësi të territorit të Republikës së Kosovës. 

Reagimi i autoriteteve vendore të sigurisë, vjen pas deklaratave të banorëve të fshatit Karaqevë e Poshtme se pjesëtarë të Xhandarmërisë serbe janë parë sot rreth orës 11:00 tek vendi i quajtur “Uji i Çeshmës”. 

Zëdhënësi Kelani thotë për lajmi net. se ka qenë një takim i rregullt mes përfaqësuesve të KFOR’it dhe përfaqësuesve xhandarmërisë serbe. 

“Nuk ka pasur ndërhyrje ilegale të forcave të xhandarmërisë serbe në atë territor. Por ka qenë një takim i rregullt që KFOR-i mban me përfaqësuesit e asaj njësie atje”, ka thënë Kelani për lajmi.net.