Xhihadistët sirianë raportohet se ikën nga burgu pas tërmetit të djeshëm
Tërmete të fuqishme kanë goditur dje Turqinë dhe Sirinë. Si shkak i këtyre dridhjeve të tokës deri më tani janë konfirmuar mbi 5 mijë viktima. Ndërsa sot raportohet se të paktën 20 të burgosur në një burg sirian-që besohet se janë xhihadistë janë arratisur pasi tërmeti dëmtoi objektin. Kjo theksohet të jetë thënë nga një…

Bota
Tërmete të fuqishme kanë goditur dje Turqinë dhe Sirinë.
Si shkak i këtyre dridhjeve të tokës deri më tani janë konfirmuar mbi 5 mijë viktima.
Ndërsa sot raportohet se të paktën 20 të burgosur në një burg sirian-që besohet se janë xhihadistë janë arratisur pasi tërmeti dëmtoi objektin.
Kjo theksohet të jetë thënë nga një burgim i “Agence France Presse (AFP).
Burgu në qytetin Rajo, pranë kufirit turk mban 2 mijë të burgosur, me rreth 1 mijë e 300 prej tyre të dyshuar si luftëtarë të ISIS-it.
Ai mban gjithashtu luftëtarë nga forcat e udhëhequra nga kurdët.
Tërmeti i së hënës me magnitutë 7.8 i cili u pasua nga dhjetëra pasgoditje në rajon, shkaktoi dëme duke përfshirë këtu çarje të mureve dhe dyerve.
“Të burgosurit filluan të kryenin kryengritje dhe morën kontrollin e pjesëve të burgut. Rreth 20 të burgosur u larguan të cilët besohet se janë militantë të Shtetit Islamik”./Lajmi.net/