Zhvillimet e fundit në veri, Hovenier shkon në Qeveri

Jeffrey Hovenier, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, para disa minutash është parë duke hyrë në qeveri. Arsyet e kësaj vizite të ambasadorit amerikan në qeveri nuk janë bërë ende publike. Megjithatë, për këtë vizitë mund të aludohet se ka të bëjë me zgjedhjet në veri të Kosovës. Në lidhje me këtë,…

Lajme

09/12/2022 17:55

Jeffrey Hovenier, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, para disa minutash është parë duke hyrë në qeveri.

Arsyet e kësaj vizite të ambasadorit amerikan në qeveri nuk janë bërë ende publike.

Megjithatë, për këtë vizitë mund të aludohet se ka të bëjë me zgjedhjet në veri të Kosovës.

Në lidhje me këtë, kujtojmë se Hovenier, ka deklaruar se SHBA-të janë të shqetësuar se nuk janë krijuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ata që ushtruan dhunë gjatë incidenteve të djeshme në veri të Kosovës. Përdorimi i dhunës dhe frikësimit, duke përfshirë përdorimin e një mjeti shpërthyes si dhe rrezikimin e jetëve nuk është kurrë një metodë e përshtatshme proteste, në asnjë rrethanë.Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin, që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës. Siguria dhe siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jenë prioritet më i lartë. Ne kërkojmë që të gjithë të përfshirët të ushtrojnë përmbajtje”, ka deklaruar Hovenier.

Përveç kësaj, ai është takuar është takuar edhe me liderë opozitarë, siç është kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.