Ziyech në bisedime për t’iu bashkuar Romës
Hakim Ziyech në radarin e Romës Hakim Ziyech ka hapur bisedimet me Romën për një lëvizje të mundshme në skuadrën e Serie A, transmeton lajmi.net. ‘The Sun’ raporton se Jose Mourinho dëshiron të sjellë yllin maroken në kryeqytetin italian, veçanërisht me Nicolo Zaniolo që kërkon të largohet. Megjithatë, një kalim në Barcelonë është vlerësuar gjithashtu…

Sport
Hakim Ziyech në radarin e Romës
Hakim Ziyech ka hapur bisedimet me Romën për një lëvizje të mundshme në skuadrën e Serie A, transmeton lajmi.net.
‘The Sun’ raporton se Jose Mourinho dëshiron të sjellë yllin maroken në kryeqytetin italian, veçanërisht me Nicolo Zaniolo që kërkon të largohet.
Megjithatë, një kalim në Barcelonë është vlerësuar gjithashtu si një mundësi për Ziyech.
Edhe Milani në anën tjetër është duke e monitoruar marokenin.
Mbetet të shihet se cili do jetë destinacioni i radhës për Hakim./Lajmi.net/