Zverdhet ende pa filluar ndeshja

Para derbit argjentinas mes San Lorenzo dhe Buca Juniors ndodhi ndëshkimi me karton të verdhë, më i shpejti në histori të futbollit. Ende para fillimit të takimit, kapiteni i vendasve, Pablo Alvarado e përqafoi qenin e tij, kurse derisa e përcolli jashtë fushës, dukej se ishte bërë vonë. Gjyqtari e ftoi atë në bisedë dhe…

Sport

05/11/2013 07:00

Para derbit argjentinas mes San Lorenzo dhe Buca Juniors ndodhi ndëshkimi me karton të verdhë, më i shpejti në histori të futbollit.

Ende para fillimit të takimit, kapiteni i vendasve, Pablo Alvarado e përqafoi qenin e tij, kurse derisa e përcolli jashtë fushës, dukej se ishte bërë vonë. Gjyqtari e ftoi atë në bisedë dhe ia tregoi kartonin e verdhë, krejt kjo ende pa u sinjalizuar fillimi i ndeshjes.

Alvarado e largoi qenin nga fusha ende pa filluar takimi, por duket se ishte vonë.

Megjithatë, ai arriti që të paraqitet në 90 minutat e ballafaqimit pa u ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, ndërsa skuadra e tij mposhti Bocan me rezultat 1-0.