Zyrtare: Kemba Walker te Dallas Mavericks, largohet Facundo Campazzo

Dallas Mavericks kanë shtuar një përforcim në skuadër. Skuadra e NBA, Dallas Mavericks kanë arritur marrëveshje me fundorin Kemba Walker, përcjell lajmi.net. Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Dallas, e cila i uroi mirëseardhjen basketbollistit amerikan. Kemba Walker së fundmi është aktivizuar me skuadrën e New York Knicks, ku ka regjistruar 37…

Sport

29/11/2022 23:30

Dallas Mavericks kanë shtuar një përforcim në skuadër.

Skuadra e NBA, Dallas Mavericks kanë arritur marrëveshje me fundorin Kemba Walker, përcjell lajmi.net.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Dallas, e cila i uroi mirëseardhjen basketbollistit amerikan.

Kemba Walker së fundmi është aktivizuar me skuadrën e New York Knicks, ku ka regjistruar 37 ndeshje, me 25.6 minuta për ndeshje.

Sezoni me NY Knicks pa një Walker që arriti 11.6 pikë për ndeshje dhe 3.0 kërcime.

Njëkohësisht, Dallas kanë ndarë rrugët me Facundo Campazzo. /Lajmi.net/