ZYRTARE: Klubi i njohur anglez blihet nga sheikët

23:56 | 26 Maj 2019

Mike Ashley është pajtuar që ta shesë Newcastlen për 350 milionë funte te kushëriri i presidentit të Manchester Cityt, Sheikh Mansour.

SunSport kupton se kontratat janë nënshkruar dhe dorëzuar në Premier Ligë mes Ashley dhe miliarderit me qendër në Dubai Shejh Khaled bin Zayed Al Nehayan.

Ai është një anëtar i lartë i familjes mbretërore Abu Dhabi dhe vitin e kaluar dështoi në një blerje prej 2 miliardë eurove të Liverpool, transmeton lajmi.net.

Newcastle kishte qenë subjekt i përpjekjeve të mëparshme, por të pasuksesshme të blerjes nga Amanda Staveley dhe Peter Kenyon.

Por Ashley tani ka vendosur t’i japë fund presidencës 12-vjeçare në Tyneside.

Një nga punët e para të Sheikut do të jetë ofrimi i kontratës së re për menaxherin Rafa Benitez.

Al Nehayan dëshiron një skuadër të fortë në kampionatin anglez, që të konkurrojë bashkë me kushëririn e tij.

Tifozët e Newcastle janë lumturuar pas këtij lajmi, pasi një trofe mungon që nga viti i largët 1969. /Lajmi.net/

Pronari i ri i Newcastle United