Zyrtare: Nicolo Zaniolo kalon në Galatasaray
Nicolo Zanilo është lojtari me i ri i Galatasaray. Marrëveshja është kompletuar, e cila do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2027, transmeton lajmi.net. Po ashtu, gjiganti turk ka përfshirë një klauzolë prej 35 milionë eurosh në kontratën e Zaniolos. Ndërkaq, me transferimin e tij te Galatasaray, italiani ka shkruar histori në…

Sport
Nicolo Zanilo është lojtari me i ri i Galatasaray.
Marrëveshja është kompletuar, e cila do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2027, transmeton lajmi.net.
Po ashtu, gjiganti turk ka përfshirë një klauzolë prej 35 milionë eurosh në kontratën e Zaniolos.
Ndërkaq, me transferimin e tij te Galatasaray, italiani ka shkruar histori në Turqi, duke u bërë transferimi më i shtrenjtë në futbollin turk.
16,5 milionë euro janë dëmshpërblim i garantuar drejt Romës, ndërsa 13 milionë të tjera në formë të bonuseve.
Kontrata me lojtarin do të jetë e vlefshme deri në vitin 2027, ku Zaniolo do të përfitojë 3,5 milionë euro në vit./Lajmi.net/