Zyrtari i Vetëvendosjes kalon në nivel brutal të gjuhës: Ka njerëz për të cilët Amerika e dinë që nuk luajnë q***

Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ka kthyer debate të shumta në vend. Takimi i sotëm që është thirrur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përfaqësuesit e institucioneve më të larta në vend, opozitës dhe shoqërisë civile ka bërë që të kuptohet se kërkesa për arritjen e formimit të Asociacionit…

Lajme

31/01/2023 08:38

Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ka kthyer debate të shumta në vend.

Takimi i sotëm që është thirrur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përfaqësuesit e institucioneve më të larta në vend, opozitës dhe shoqërisë civile ka bërë që të kuptohet se kërkesa për arritjen e formimit të Asociacionit është edhe më serioze.

Por pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Bashkimi Evropian që kjo çështje të trajtohet me seriozitet, nga institucionet e Kosovës kjo ëshë kundërshtuar.

Kryeministri i Kosovës, por edhe vetë partia të cilën ai përfaqëson njëzëri janë deklaruar kundër Asociacionit.

Por një prej zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje ka shkuar edhe më larg, duke përdorur edhe fjalor mjaftë të ashpër, të shëmtuar e njëkohësisht shumë brutal sa i përket marrëdhënieve të Kosovës me aleatët e huaj në thelb këtu Amerikën.

Sami Kurteshi,i cili shpesh herë njihet për deklarata kontraverse është deklaruar se si kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, sipas tij “nuk po lëshon pe” karshi këtyre kërkesave.

“Kanë qenë president amerikan edhe në Korenë veriore dhe e ndjekin interesin e vetë.Natyrisht se Republika e Kosovës  ka njerëz për të cilët edhe Amerika e dinë që nuk lujnë q*** me ta, por janë serioz atë që e thonë edhe e bëjnë dhe nuk e kanë ndërmend me lëshu pe”,tha Kurteshi, transmeton lajmi.net.

Tutje ai në Kanal10 është pyetur se a ka pas të tjerë të cilët sipas tij kanë luajtur.

Pas kësaj, Kurteshi është kapur paksa edhe mediat, duke thënë kështu opinione se si mediat në Kosovë po mbivlerësohen.

“Normal, sigurisht.Por ju s’guxoni me i përmend ato.Ne marrim vesh edhe pa u publikuar në media. Mediat kanë burimet e tyre dhe nuk duhet të mbivlerësohen sidomos mediat sot në Kosovë, e që kanë mangësitë e tyre të mëdha.Pala amerikane i respekton njerëzit që janë të vendosur, e që dinë çfarë duan, e që e duan atdheun e tyre”,deklaroi ai.

Kurteshi gjithashtu foli edhe për përqindjen e votave të Kurtit dhe Vetëvendosjes në zgjedhjet e kaluara, duke u shprehur i bindur se qytetarët nuk e kanë tërhequr këtë vote, e që sipas tij ajo madje edhe është shtuar.

“Kerku asnjë vend në botë s’ka dy kryeministra, është vetëm një. Nëse e ka menduar ashtu ka të drejtë. Pas një personi qëndrojnë 50.2 përqind të votuesve të Kosovës që nuk e kanë tërhequr këtë votë, por mendoj se e kanë shtuar pikërisht për shkak të këtij qëndrimi.Pra një person është, kryeminsitri. Krejt mund të bëjnë gjithçka, por ajo duhet të zbatohet në Kosovë. Ata e dinë dhe ne e dimë se diçka tjetër është me shkru në letra e diçka tjetër me e zbatuar. Cdo ndërmjetësues bënë presion deri në momentin kur arrihet një marrëveshje.

Edhe po të arrihet një marrëveshje që me Asociacionin shkojmë deri te Molla e Kuqe në Nish,amerikanët thonë në rregull zbatone. Ne duam të keni marrëdhënie të mira,e  keni nënshkruar ne ju ndihmojmë. Ti po lyp me shku Asociacioni deri diku ka Kukësi a po e nënshkruan Kosova shumë në rregull është, për neve s’ka problem”,shtoi ai.

Duhet përkujtuar që sot në ambasadën amerikane do të zhvillohet takimi i thirrur në kuadër të Asociacionit dhe kërkesës për të arritur një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, e njohur si marrëveshje evropiane.

Nga Ambasada e Amerikës kanë thënë për lajmi.net se “Qëllimi ynë është të avancojmë mirëkuptimin e ndërsjellë për angazhimin e ASM-së, në mbështetje të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u tha se po organizojnë këtë diskutim në përputhje të avancimit për integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

“Ne po e organizojmë këtë diskutim në përputhje me qëllimin tonë të qëndrueshëm për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike dhe si reflektim i miqësisë sonë të gjatë dhe mbështetjes për popullin e Kosovës”, përfundohet tutje në përgjigjet e ambasadës/Lajmi.net/